Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe kthjellime, moti për ditën e sotme

Reshje shiu dhe kthjellime, moti për ditën e sotme
Foto Ilustruese

Mot i vranët dhe reshje shiu do të mbizotërojnë në vendin tonë në orët e para të ditës. Herë pas herë reshjet do të marrin karakter mesatar.

Sipas MeteoAlb, kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 2°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Të fundit