Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e
Foto ilustruese

Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrushme mbi vendin tonë. Në skajin verior dhe verilindor vranësirat paraqiten të dendura, ku nuk do të mungojnë as shirat e izoluar e të pakët.

Ndërkohë mbrëmja dhe nata priten të sjellin largim të vranësirave, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por edhe gjatë mesditës, duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Të fundit