Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu, ku një pjesë e madhe e Shqipërisë është përfshirë nga i ftohti dhe reshjet e shiut.

Sipas MeteoAlb vranësirat e dendura do të gjenerojnë reshje të papërfillshme në zona të izoluara të qendrës. Por në zonat jugore reshjet do të jenë më të konsiderueshme.

Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që vranësirat të spostohen drejt zonave lindore duke lënë gjithë pjesën tjetër të venit me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C Era do të mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 – 65 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 5 apo 6 ballë.

Të fundit