Flash News

E-TJERA

"Reshje shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave në fundjavë", sinoptikania tregon se kur do të rikthehet vala e nxehtë

"Reshje shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave në

Fundjava do të sjellë ulje të temperaturave, kushte këto që do të vazhdojnë edhe në fillim të javës që vjen. Kështu bëri me dije sinoptikania Lajda Porja, e cila shtoi se duke nisur nga pasditja e sotme do të ketë rënie me 3-4 °C.

Ajo tha për "News 24" se duke nisur nga mesdita e të shtunës do të ketë edhe reshje afatshkurta të shiut. Sipas saj, të dielën termometri nuk do të shënojë më shumë se 34 °C.

Java do të nisë e freskët, por të martën dhe të mërkurën do të rikthehet sërish i nxehti afrikan, i cili do të jetë i pranishëm në vendin tonë deri në fund të korrikut. Pavarësisht temperaturave të larta, nuk do të mungojnë as ditët me mot të freskët, bëri me dije Porja.

“Duke filluar që nga pjesa e dytë e ditës së sotme kemi një tërheqje graduale të masave ajrore, që kanë përfshirë gjithë vendin, ku dje u shënua 40 °C. Sot parashikohet një rënie me 3-4 °C. Termometri pritet që ta tejkalojë 38 °C.

Kemi dhe një shtim të lagështirës në ajër, ndaj dhe kjo bën që ta ndjejmë të nxehtin shumë edhe në orët e pasdites. Duke filluar nga mbrëmja, mund të marrim pak frymë. Pastaj pritet të kemi edhe rrebeshe shiu.

Sidomos të dielën termometri nuk do të shënojë më shumë se 34 °C. Duke filluar që nesër në mesditë pritet të fillojë shiu në zonat malore, ku pjesa më e madhe do të rrezikohet nga rrebeshe afatshkurtra shiu.

Ky korrik do të jetë kapriçioz, ku edhe java nis e freskët, me temperaturë në 32 °C. Ditën e martë e të mërkurë kemi sërish riaktivizim të masave ajrore afrikane, duke sjellë rritje temperaturash. Parashikohet që valën e të nxehtit afrikan ta kemi të pranishme deri në fund të korrikut, ku do të kemi herë pas here freskim të motit, por rikthim të valëve”, tha sinoptikania.

 

 

Të fundit