Flash News

E-TJERA

Reshje shiu gjatë pasdites, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Reshje shiu gjatë pasdites, njihuni me parashikimin e motit për
Foto ilustruese

Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të mbizotërojnë gjatë orëve të para ditës në vendin tonë. Pritet që mesdita dhe pasditja të sjellin shtim të vranësirave dhe reshje në zonat lindore.

Ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen as reshjet në formë breshëri. Mbrëmja do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 8°C deri në 26°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Të fundit