Flash News

E-TJERA

Reshjet e borës ‘paralizojnë’ qarkullimin e mjeteve, aksi Klos-Qafë Murrizë i pakalueshëm

Reshjet e borës ‘paralizojnë’ qarkullimin e mjeteve, aksi
Foto Ilustruese

Rreshjet e dendura të dëborës kanë krijuar probleme me lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Klos-Qafë Murrizë, i cili është bërë i pakalueshëm.

Policia i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të përdorin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, ndërsa mjetet e pastrimit të borës ndodhen në terren për të siguruar qarkullimin e mjeteve pa problem.

“Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, njofton policia.

Të fundit