Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura, Buna del nga shtrati në Muriqan dhe Oblikë

Reshjet e dendura, Buna del nga shtrati në Muriqan dhe Oblikë

Reshjet e dendura kanë rikthyer problematikat në qarkun e Shkodrës, i cili preket shpesh nga përmbytjet.

Lumi Buna ka dalë nga shtrati në Muriqan dhe Oblikë, duke përmbytur një sipërfaqe toke prej 250 ha.

Bashkia Shkodër bën me dije se niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm krahësuar me orët e mëngjesit. Niveli i Liqenit shënon 7.55 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00.

Kujtojmë që Shkodra është një qark problematik. Bashkisë së Shkodrës i është kërkuar të marrë masa, sepse pritet që reshjet të vijojnë.

 

Të fundit