Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët në Lezhë dhe Durrës

Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët në Lezhë

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë problematika në disa zona. Reshjet e dendura të shiut në qarkun e Lezhës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në disa zona, ku ka pasur prezencë të ujit.

Gjithashtu ka pasur një shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat. Moti i keq ka sjellë dhe probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, të cilat janë në errësirë që prej ditës së djeshme.

Shirat kanë sjellë përmbytje dhe në disa prej rrugëve në qytetin e Durrësit. Prani të konsiderueshme të ujit ka pasur në rrugët pranë stadiumit, dhe ato që të çojnë në zonën e Currilave.

Të fundit