Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura të shiut/ Përmbytje në Vlorë dhe Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina!

 Reshjet e dendura të shiut/ Përmbytje në Vlorë dhe

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar problemet e para në dy qytetet bregdetare, Durrës dhe Vlorë.

Problemet më të mëdha po ndeshen në qarkullimin e automjeteve në Vlorë. Konkretisht, bashkia e Vlorës e këtij qyteti bregdetar ka bërë thirrje për më shumë kujdes dhe të evitojnë lëvizjen me makina.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Sakaq, situata është problematike edhe në Durrës. Mësohet se shirat  e dendur kanë shkaktuar përmbytje në disa zona periferike të qytetit.

Të fundit