Flash News

E-TJERA

Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata nga moti i keq

Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata nga moti i keq

Emergjencat Civilekanë bërë përditësimin e fundit të situatës së reshjeve në të gjithë territoin e vendit.

Aktualisht kutotat e lumenjeve janë nën nivelin kritik dhe nuk janë rrezik për përmbytje në zonat e banuara. Po ashtu, niveli i kaskadave në lumin Drin është në gjendje normale.

Pothuajse të gjitha akset rrugore nacionale janë të kaluehsme, me përjashti të rrugës së Arbrit ku po punohet për pastrimin nga inertet.

Njoftimi:

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka përmirësim të dukshëm të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit.

Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale.
Është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të Cullos.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë.

Situata ka përmirësim sa i përket pranisë së ujit në rrugë apo sipërfaqe toke në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Dibrës.

Po ashtu punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e disa defekteve në disa zona rurale në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Elbasan, Korçë.

Të gjitha forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve në zonat, ku mund të ketë probleme. Edhe gjatë natës do të ketë monitorim të vazhdueshëm të nivelit të lumenjve, me më shumë prurje.

Të fundit