Flash News

E-TJERA

Reshjet e shiut dhe borës, ARSH njoftim për akset problematike

Reshjet e shiut dhe borës, ARSH njoftim për akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar sërish për situatën e akseve rrugore, pasi vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bore.

ARSH njofton se cilat janë akset më problematike aktualisht, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore.

Njoftimi i ARRSH

Reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit ku mjetet borëpastruese janë në terren dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, e cila është hequr menjëherë.

Në Rajonin Verior kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vijon pa ndërprerje.

Në Bypass-in e Qafë Murrizit për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me stuhi dhe përdoruesve të mjeteve që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe të borëpastruesve.

Po punohet për spostimin e mjeteve nga trupi i rrugës për të lejuar borëpastrueset të vijojnë me pastrimin e rrugës.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Të fundit