Flash News

E-TJERA

Reshjet e shiut, mungesë energjie në disa njësi administrative në Gjirokastër

Reshjet e shiut, mungesë energjie në disa njësi administrative

Sipas informacioneve nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër, ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga moti i keq janë rikuperuar në disa zona, përfshirë njësitë administrative Pogon dhe Dropull i Sipërm (Bashkia Dropull), Zagori (Bashkia Libohovë) si dhe Lunxhëri dhe Picar (Bashkia Gjirokastër).

Ndërkohë, vijon mungesa e energjisë në njësinë administrative Kurvelesh (Bashkia Tepelenë) dhe në lagjen “Kala” të qytetit të Tepelenës.

Sipas raportimeve nga strukturat vendore të Mbrojtjes Civile dhe Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, deri tani nuk janë evidentuar situata problematike.

Rrugët kombëtare dhe rurale mbeten të kalueshme, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është i qëndrueshëm në shumicën e zonave.

 

Të fundit