Flash News

E-TJERA

Reshjet e shiut përmbytin Lezhën dhe Fushë-Krujën, probleme edhe në aksin Lezhë-Shëngjin

Reshjet e shiut përmbytin Lezhën dhe Fushë-Krujën, probleme

Reshjet e dendura të shut gjatë mesnatës kanë sjellë përmbytje në disa zona të Lezhës.

Sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke përmbytur bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”. Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve.

Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin.

Edhe kanali i ujërave të larta të Zadrimës në zonën e Kallmetit ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

Situata paraqitet problematike edhe në Fushë-Krujë, ku në fshatin Murqinë raportohet se uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha arash.

Të fundit