Flash News

E-TJERA

Reshjet e shiut përmbytin urën e Rrugës së Arbrit

Reshjet e shiut përmbytin urën e Rrugës së Arbrit

Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu pasditen e së martës.

Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, është përmbytur ura e Rrugës së Arbrit. Ura në Fshat të Klosit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4, u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër.

Probleme pati edhe më rënien e gurëve kryesisht në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit.

 

Të fundit