Flash News

E-TJERA

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Dibër, bllokohet rruga Peshkopi-Kukës, 20 fshatra të izoluar

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Dibër, bllokohet rruga

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qarkun e Dibrës. Mësohet se si pasojë e tyre ka pasur disa rrëshqitje dherash, ndërsa raportohet se rruga Peshkopi-Kukës është bllokuar.

Probleme ka pasur dhe në vendin e quajtur Shumak, ku  është shembur rruga duke izoluar 20 fshatra të Njësive Administrative Sllovë dhe Kala e Dodës.

Shumë fshatra janë pa energji elektrike prej disa ditësh, ndërsa reshjet e borës vazhdojnë të jenë prezente në Bulqizë e Dibër, ku trashësia ka arritur deri në 20 cm.

Të fundit