Flash News

E-TJERA

Reshjet intensive të shiut/Mbulohet nga gurët aksi Elbasan-Librazhd, përmbytet një banesë nga përroi i Zaranikës

Reshjet intensive të shiut/Mbulohet nga gurët aksi Elbasan-Librazhd,

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin prej dy ditësh radhazi, kanë sjellë sërish rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd.

Rënia e gurëve ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin, teksa një banesë në Gurabardh është përmbytur nga përroi i Zaranikës.

Gjithashtu bëhet me dije se para mesnatës është bllokur rruga përkohësisht tek “Kthesat Murrashit”.

Kujtojmë se ditën e djeshme pati gjithashtu përmbytje në qytetin e Durrësit, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Të fundit