Flash News

E-TJERA

Reshjet shtojnë rezervën energjetik, por prodhimi ditor në kaskadën e Drinit shënon rënie

Reshjet shtojnë rezervën energjetik, por prodhimi ditor në

Reshjet e shiut të një dite më parë, kanë ndikuar pozitivisht në prurjet e kaskadës së Drinit. Nga të dhënat e fundit të raportuara nga KESH, ka një rritje pozitive të nivelit, por përsëri prodhimi ditor në tre HEC-et mbetet i ulët.

Fierza mban nivelin më të lartë të prurjeve, ndërsa më pak ka HEC-I I Vaut të Dejës. Aktualisht, Rezerva Energjetike në raport me javën e shkuar, ka një rritje duke arritur nivelin e 543 Gwwh.

KESH njofton se prurjet natyrore në kaskadën e lumit Drin janë si më poshtë:

HEC Fierzë 450 m3/s

HEC Koman 140 m3/s

HEC Vau i Dejës 15 m3/s

Sipas informacionit të publikuar nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

HEC Fierzë 272.00 mmnd,

HEC Koman 172.92 mmnd,

HEC Vau Dejës 73.87 mmnd

Raportet kanë treguar se Shqipëria ka një varësi të lartë nga importet e energjisë elektrike, megjithëse rezervat në vend nuk janë të pakta. Qeveria paralajmëroi dy ditë më parë rritje të çmimit të energjisë për 5% të konsumatorëve.

Kryeministri Rama deklaroi se kjo përqindje e konsumatorëve që konsumon 25% të energjisë, nuk mund t’i përllogaritet çmimi njësoj si pensionistëve.

“Nuk ka asgjë më normale sesa ne të shkojmë kundër rrugës për të mos lejuar që pensionistet të kenë një dhimbje koke të shtuar për shkak të faturës së energjisë, por 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund dhe nuk do të vazhdojmë t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për pensionistë”, tha Rama.

Të fundit