Flash News

E-TJERA

Retorika fyese e Ramës në fushatë, Celibashi: Mendojnë se i dinë të gjitha, duhet vetëpërmbajtje

Retorika fyese e Ramës në fushatë, Celibashi: Mendojnë se i

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi e ka komentuar tërthorazi retorikën fyese të Ramës në fushatën zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët gjatë mbledhjes së KQZ, se çfarë qëndrimi mbante për retorikën e Ramës, Celibashi tha se nuk është në kompetencën e KQZ-së të merret me mënyrën se si e ndërtojnë politikanët apo kandidatët përmbajtjen e materialeve propagandistike.

Ai bëri thirrje për vetëpërmbajtje, teksa u shpreh se politikanët mendojnë se i dinë të gjitha dhe i bëjnë shumë mirë.

"Çështja e përmbajtjes së materialeve propagandistike nuk është aq e lidhur me fushën e përgjegjësisë në kompetencën e KQZ. Ajo çfarë është në domenin tonë të kompetencës është vendosja dhe vendndodhja e këtyre posterave.

Tani sesi e ndërtojnë retorikën liderët politike, është një çështje e tyre dhe shkon në vlerësimin tim tej përgjegjësisë së KQZ. E vetmja gjë që mund të themi është që të bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të liderëve politike në pasqyrimin e programit të tyre. Por na duhet ta pranojmë që ata mendojnë se i dinë të gjitha dhe i bëjnë shumë mire", deklaroi Celibashi.

Të fundit