Flash News

E-TJERA

Rezoluta për dënimin e gjenocidit në Kosovë, Meta: Përgjegjësit e masakrës të marrin dënimin e merituar

Rezoluta për dënimin e gjenocidit në Kosovë, Meta:

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, ndodhur 26 vite më parë.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Meta shkruan se e përkrah miratimin e rezolutës për të dënuar të gjithë përgjegjësit e kësaj masakre dhe i bashkohet pikëllimit për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre.

"E përshëndes miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 26 vite më parë, në zemër të Europës dhe që kurrsesi nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.

Duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohem pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi dhe e përqafoj thirrjen për të bërë çdo përpjekje, që përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.

Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian", shkruan Meta.

Të fundit