Flash News

E-TJERA

Rezultat zhgënjyes në Shkodër dhe Durrës, sa qytetarë kanë votuar deri më tani

Rezultat zhgënjyes në Shkodër dhe Durrës, sa qytetarë

Pjesmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore deri në orën 16.00 ka qenë 25.67 % ose 80. 537 qytetarë. Pjesmarrja më e lartë është regjistruar në Bashkinë Vorë, ndërsa më e ulta në Durrës.

Rezultatet kanë qenë zhgënjyese në dy bashkitë më të mëdha, Shkodër (23.14 %) dhe Durrës (21.61 %).

Kujtojmë që qytetarët e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Lushnjës dhe Dibrës sot po votojnë për kryebashkiakun e ri. Procesi i votimit përfundon në orën 19.00.

KQZ ka thënë më herët se problematikat e hasura gjatë procesit nuk kanë qenë shqetësuese dhe se më shumë janë raportuar në Bashkinë Shkodër.

Rezultat zhgënjyes në Shkodër dhe Durrës, sa qytetarë

Të fundit