Flash News

E-TJERA

Rezultoi pozitive në testin e dopingut, Federata e Peshëngritjes pezullon Evangjeli Velin

Rezultoi pozitive në testin e dopingut, Federata e Peshëngritjes

Evangjeli Veli është pezulluar nga të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vendimi është marrë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes e cila përjashton peshëngritësen nga aktivitetet pasi rezultoi pozitive në testin e dopingut.

Testi A i peshëngritjes ka pasur gjurmë stanazololi sipas Qendrës Ndërkombëtare të Testimeve, një element që është përdorur gjerësisht edhe më parë nga shumë sportistë. Veli do të duhet të presë përgjigjen e testit B.

Nëse edhe testi B nxjerr të njëjtën përgjigje, Evangjeli Veli si përsëritëse pasi edhe në vitin 2018 ka rezultuar pozitive në doping, rrezikon deri në 8 vite pezullim.

E shpallur kampione Evrope më 29 maj, Evangjeli Veli me 3 medaljet e fituara 2 ari dhe një argjendi do të përfitonte 72 milion lekë të vjetra nga shteti shqiptarë të cilat për momentin janë ngrirë, Në rast se edhe testi B e nxjerr sportisten pozitive në doping, ateherë Veli do të duhet të dorëzojë edhe 3 medaljet e marra.

Rezultoi pozitive në testin e dopingut, Federata e Peshëngritjes

Të fundit