Flash News

E-TJERA

Riaktivizohet vatra e flakëve në Fier

Riaktivizohet vatra e flakëve në Fier

Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha e dushqe në Peshtan të Fierit. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe ka erëra të forta që ndihmojnë përhapjen e zjarrit. Ndërkohë autoritetet njoftojnë se po punojnë për shuarjen e tij me pompa uji.

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera zjarri.

Terreni është shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

Të fundit