Flash News

E-TJERA

Rigjykimi i Tahirit, plotësohet trupi gjykues

Rigjykimi i Tahirit, plotësohet trupi gjykues

Apeli i GJKKO-së ka bërë me dije trupin gjykues që do të shqyrtojë dosjen e ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Gjykata bën me dije se trupa kryesohet nga Daniela Shirka, ndërsa anëtarë janë Irgerta Hysi dhe Engert Pëllumbi. Vakanca ishte krijuar pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi kishte dhënë dorëheqjen. Seanca e parë do të zhvillohet në datën 20 dhjetor në orën 09.00.

"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore në datë 20.12.2021, ora 09:00.

Pas plotësimit të trupit gjykues, ka rezultuar se çështja do të shqyrtohet nga kryesuese – gjyqtarja Daniela Shirka, anëtar – gjyqtari Engert Pëllumbi dhe anëtare – gjyqtarja Igerta Hysi", thuhet në njoftimin zyrtar.

Në shtator 2019, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor ish-ministrin Tahiri për “shpërdorim detyre”, ndërsa rrëzoi akuzat e prokurorisë për trafikim bimësh narkotike, në bashkëpunim dhe grup i strukturuar kriminal.

Ai u dënua me 3 vjet me shërbim prove, por pas këtij dënimi, prokuroria u ankua në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar dënimin sipas akuzave për trafikim narkotikësh në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.

Në qershor të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kërkoi shqyrtimin e çështjes nga një tjetër trupë gjykues. Ndërsa sot Gjykata e Lartë vendosi që çështja të rishqyrtohet nga një tjetër trup gjykues në Apel.

 

Të fundit