Flash News

E-TJERA

Rihapen pas shtatë muajsh kinematë, si do të ofrohet aktiviteti me protokollet e MSH

Rihapen pas shtatë muajsh kinematë, si do të ofrohet aktiviteti

Janë rihapur pas shtatë muajsh sërish kinematë në vendon tonë.

Vendimi për hapjen e kinemave erdhi pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë të protokolleve Covid-19.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare, ku thuhet:

Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e    masave    të    veçanta    dhe    kufizimeve    për parandalimin   e   përhapjes   së   COVID-19”,  të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:

1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.

2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik  për  parandalimin  e  përhapjes  së  infeksionit COVID-19.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

 

Të fundit