E-TJERA

Rihapet Opera Greke, Jaho: Fitore e madhe për artin

Rihapet Opera Greke, Jaho: Fitore e madhe për artin

Opera greke ka rihapur dyert pas shtatë muajsh mungesë për shkak të pandemisë me veprën “Madame Butterfly”.

Rihapja e operës në Greqi e ka gjetur atje sopranon shqiptare Ermonela Jaho.

Shqipëtarja e cila jeton në Amerikë është cilësuar nga “The Economist” si sopranoja më e vlerësuar në botë.

Jaho ka komentuar për "Euronews" rikthimin në skenë pas gati tetë muajsh ndërprerje të aktivitetit, për shkak të COVID-19.

“Përpara dhe pas shfaqjes, përfshihem në lotë, sepse e ndihem aq me fat që jam ende në skenë dhe e puth skenën sa herë jam aty dhe duartrokitem sepse mendoj ‘O Zot! Mbase kjo do jetë hera e fundit, mbase hera tjetër do jetë pas muajsh të tjerë’... emocioni është i jashtëzakonshëm. Më shumë se çdo gjë është e vështirë të mos e shohësh gjithë sallën plot, por sidoqoftë të shohësh edhe një person të vetëm teksa të ndjek... të kesh këtë lloj lidhjeje, është një fitore e madhe”, u shpreh Jaho.

Ditari politik

Të fundit