Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rihapet portali për regjistrimin online për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, ministrja tregon procedurat

Rihapet portali për regjistrimin online për nxënësit e

Është rihapur portali e-Albania për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Kjo e fundit thotë se prindërit mund ta plotësojnë formularin online në vetëm 1 minutë, pa pasur nevojë të mbledhin dokumentacionin nga institucione të ndryshme.

Kushi thotë se regjistrimi mund të bëhet nga data 15-30 gusht dhe prindërit përveç aplikimit, do të parashtrojnë arsyen e regjistrimit në shkollën jashtë qendrës së banimit.

Ajo shton se nëse shkollat kanë kapacitete, mund të bëhet regjistrimi edhe jashtë zonës së banimit. Ministrja tregon se në këtë rast, shkolla do të kthejë përgjigje brenda 24 orëve pas kërkesës dhe në rast refuzimi, prindërit duhet të vazhdojnë aplikimin në institucionin arsimor ku u takon regjistrimi.

Sa i përket shqetësimeve që janë ngritur për pamundësinë në disa raste të regjistrimit për arsye teknike, apo tejkalimit të afateve, Kushi thotë se po punohet për t'i përmbyllur procedurat.

Të fundit