Flash News

E-TJERA

Rihapi 519 kuti nga zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ publikon parregullsitë e gjetura: Mbi 1 mijë raste të dyshimta

Rihapi 519 kuti nga zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ publikon parregullsitë e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar sot parregullsitë që ka konstatuar nga hapja disa prej kutive të votimit nga zgjedhjet e 25 prillit. Kujtojmë që në tetor, KQZ vendosi të hapte 519 kuti për të verifikuar nëse ka patur shkelje.

Përmes një komunikimi për mediat kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi publikoi të dhënat që kanë dalë nga verifikimi. KQZ bën me dije se 1.6 milionë votues (97.19%) u identifikuan nga PEI, ndërsa 2.81% e tyre nuk iu është bërë identifikimi i shenjave të gishtërinjve, kryesisht për shkak të moshës.

Celibashi tha se janë 1006 raste të dyshimta, shenja gishtërinjsh që dyshohet se janë të njëjta. Sipas tij, 20 zgjedhës dyshohen se kanë votuar në dy qendra votimi të ndryshme.

Celibashi tha se janë komisionerë që kanë votuar në qendrën e tyre të votimit dhe aty ku ishin caktuar si komisionerë. Ai shtoi se 204 shenja gishtërinjsh janë skanuar më shumë se dy herë dhe 44 shenja më shumë se 518 herë.

Kreu i KQZ-së bëri me dije se në 40 qendra votimi është konstatuar diferencë në votat që kanë siguruar kandidatët, nga 10 deri në 20 vota. 317 qendra votimi nga 519 që u verifikuan janë me zero diferencë.

KQZ bën me dije se në 71% të Qëndrave të Votimit, ku u bë çertifikimi paszgjedhor nuk ka diferencë votash për partitë. Sipas saj, në asnjë qendër votimi nuk ka lëvizje mbi 30 vota për partitë.

Të fundit