Flash News

E-TJERA

Rikthehen reshjet në disa zona, si parashikohet moti për sot

Rikthehen reshjet në disa zona, si parashikohet moti për sot

Vendi ynë sot pritet të ketë mot me altrenime vranësirash dhe kthjellime. Në orët e para parashikohet të ketë reshje shiu kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Hera-herës këto reshje pritet të jetë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Kjo situatë do të mbetet prezente vetëm në orët e mëngjesit më pas vranësirat do tja lënë vendin kthjellimeve.

Era do të jetë nga kuadrati i perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe gjatë natës në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Në fushën termike për ditën e nesërme pritet të kemi rënie të temperaturave në të dyja vlerat, më konkretisht:

në zonat malore 20 deri 33°C

në zonat e ulëta 20 deri 37°C

në zonat bregdetare 25deri 35°C

 

Të fundit