Flash News

E-TJERA

Rikthehen vdekjet nga Covid-19 në vend

Rikthehen vdekjet nga Covid-19 në vend

Rikthehen vdekjet nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një një qytetare 66 vjeç, nga Gjirokastra.

Po ashtu, nga 559 testime, kanë rezultuar vetëm 15 qytetarë të infektuar.

“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Shijak, Dibër, Fier, Lushnje, Sarandë, Finiq, Korçë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetare 66 vjeç, nga Gjirokastra.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit