Flash News

E-TJERA

Rindërtimi/ Fadromat shembin disa objekte te “5 Maji”, banorët kundërshtojnë: Po na prishin shtëpitë për pallate

Rindërtimi/ Fadromat shembin disa objekte te “5 Maji”,

Fadromat kanë nisur aksionin për shembjen e disa objekteve në rrugën “5 Maji” në Tiranë në kuadër të projektit të rindërtimit. Banorët që preken nga vendimi i Bashkisë Tiranë e kanë kundërshtuar aksionin, duke hedhur akuza për mungesë transparence.

Ata kanë thënë për mediat se përfaqësues të bashkisë iu kanë kërkuar të lirojnë banesat sepse do të shemben bazuar në VKM-në e qeverisë. Gjithashtu kanë shtuar se bashkia nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje për strehimin dhe për kompesimin e pronave që po u shembin.

“Po na prishen shtëpitë dhe nuk na thuhet se ku do të shkojmë. Këtu po prishen shtëpitë dhe po bëhen pallat por nuk na garantohet që do të na japin hyrje”, ka deklaruar një banor. Ndërsa një tjetër është shprehur se, “po na merret toka dhe prona jonë e po vendosen të tjerët”.

 

Të fundit