Flash News

E-TJERA

Rinis procesi gjyqësor për Tahirin, caktohet seanca në Apel

Rinis procesi gjyqësor për Tahirin, caktohet seanca në Apel

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të rinisë betejën gjyqësore me drejtësinë.

Pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin, dosja në ngarkim të Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Më 20 Dhjetor është caktuar seanca e Tahirit në Apelin e Posaçëm, e cila do të zhvillohet në orën 09:00.  Dosja do të shqyrtohet nga Daniela Shirka që është kryesuese, anëtare Ilirjana Olldashi dhe anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

SPAK e akuzoi ish-ministrin e Brendshëm për trafik të narkotikëve, ndërsa gjykata e dënoi vetëm për ‘shpërdorim detyre’. Me zbardhjen e vendimit Gjykata e Lartë e dërgoi dosjen edhe njëherë në Apel.

Të fundit