Flash News

E-TJERA

Rinis vetting-u në Polici, prioritet punonjësit e SHÇBA-së

Rinis vetting-u në Polici, prioritet punonjësit e SHÇBA-së

Vettingu në Policinë e Shtetit do të rinisë pas disa muajsh pezullim dhe mësohet se prioritet tashmë do jenë punonjësit e Shërbimit për Çështjetr e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA). Fillimisht betejë me drejtësinë do ta nisë Albion Sinani, Specialist në Drejtorinë e Trajtimit të Ankesave, në ShÇBA. Trua e vlerësimit është e përbërë nga anëtarët: Ana Kapaj, Elida Liko dhe Alban Laska.

Vettingu te SHÇBA pritej të niste pasi të përfundonte vettingu i drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, por ky proces ka ecur me ritme shumë të ngadalta. Në një vit në filtrat e vettingut në Policinë e Shtetit janë futur në total 36 drejtues të gradave më të larta, nga të cilët 27 prej tyre janë konfirmuar në detyrë, katër janë përjashtuar dhe 5 janë dorëhequr vullnetarisht nga detyra.

Vettingu në Policinë e Shtetit u pezullua deri në bërjen e një ligji të ti, për të cilën Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të bëhet brenda 6 muajsh. Ajo pranoi kërkesën e Komitetit të Helsinkit, duke shpallur testin e poligrafit të papajtueshëm për Vettingun në Policinë e Shtetit duke çuar edhe në pezullimin e Vettingut për drejtuesit e lartë të Policisë.

Të fundit