Flash News

E-TJERA

Roja ra nga kati i 15-të dhe ndërroi jetë, arrestohet pronari dhe administratori i pallatit në Sarandë

Roja ra nga kati i 15-të dhe ndërroi jetë, arrestohet

Policia ka arrestuar pronarin dhe administratorin e pallatit, ku humbi jetën një ditë më parë Hasan Imeri, 63-vjeç. Ky i fundit punonte si roje dhe u rrëzua aksidentalisht nga kati i 15-të dhe ra në katin e 14-të, ku për pasojë ndërroi jetë në vend.

Pronari me iniciale A. R., 60-vjeç dhe administratori M. R., 47-vjeç akuzohen për dy vepra penale, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit)  dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Të fundit