Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Rolin e deputetit nuk e honeps dot”, rrëfimi i gazetarit: Si u bind Robert Ndrenika të hyjë në parlament

Gazetari Mitro Çela ka rrëfyer si e bindi ish kryeministri Sali Berisha aktorin e njohur Robert Ndrenikën të bëhej deputet.
Në një artikull kushtuar aktorit të madh për 80-vjetorin e lindjes, gazetari rrëfen se pasi të dy u zgjodhën për në parlament, Ndrenika pas 6 muajsh i kishte rrëfyer se rolin e deputetit nuk e honepste dot.
“Bëj të flas, më mbetet fjala në grykë. Shiko aktorët që kemi në parlament. Ai me balluke është nga Korça. Ka qenë spiun. Shiko këtë burrin karshi. Ka qenë diplomat dhe gjykatës në kohën e Enverit”, shkruan gazetari.
Postimi i plotë:
Shënim: Më 11 dhjetor Robert Ndrenika ka datëlindjen. Unë jam me fat: kam 60 vjet që jam mik me Bertin. Kam shkruar një esse. Ja vlen tya ribotoj.
Rreth viteve ’70 – të mora shtëpi në rrugën “Myslym Shyri”. Karshi pallatit zgjatej një rrugicë dhe në fund të saj qe një shtëpi e rrethuar me mur. Rrallë e tek shihja një derë që hapej e prej andej dilte një djalë i ri. Ishte Robert Ndrenika. Një ditë i zura pritë te tuneli. I zgjata dorën:
– Të kam parë në film!
– Të kam lexuar në gazetë. Të pëlqen teatri?
– Nuk e di ku bie dera e Teatrit Kombëtar.
– Mëkat! Vjen me mua të presim bileta? Rrallë i bie fati njeriut të shohë një kryevepër si “Pamje nga ura”. Madje të luajtur nga një artist i madh si Pirro Mani.
Nuk ia prisha më shumë për t’u mburrur se kisha mik Robert Ndrenikën. Nga ajo ditë nuk i jam ndarë teatrit. Berti u bë sebep që unë të kisha miqësi me ajkën e aktorëve dhe regjizorëve: Dhimitër Anagnosti, Pirro Mani, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Sulë Pitarka, Tinka Kurti, Ndriçim Xhepa, Roland Trebicka…
Më 31 mars 1991 u bëra deputet i PD – së. Punoja ndërkohë në gazetën “RD”. Bie dera. Futet Berti:
– U bëre deputet, mo Miti? Urime! Po bëre një vërë në ujë, do të të qajmë si te filmi “Të vranë, o Miti, të vranë…” Politika de! Të njoh. Je djalë i urtë. Ndërsa politika kërkon çakej. Me të lexuar e kam dhe unë…
Shkurt 1992. Isha graduar kryeredaktor i “RD” – së. Isha caktuar edhe për deputet në Patos. Pa trokitur futet në zyrë Berti. U ul. Ngrysi vetullat. Lëshoi duart. Asnjë fjalë.
– Të paska ngrënë gomari bukën?
– Më thirri në zyrë Sali Berisha. Regjizori juaj i PD – së: Më tha: Populli i Dumresë të do për deputet… I plasi barku për mua, po thash mendohu… Përgjigjen e do pas tre ditëve… Rrugës për te zyra jote m’u kujtua koha e qoftëlargut… Kur do të bëhej ndonjë film, më thërriste regjizori. “Bert! Kam një skenar të bukur. Të dua edhe ty në film. Por ti e di vetë. Ke rol negativ.” Më ishte arratisur vëllai në Gjermani. Isha me kleçkë në biografi. Edhe propozimi i Berishës më kujtoi regjizorët e filmave. Ti si thua?
– Unë them pranoje. Por pyet shtatë a tetë dhe bën si do vetë.
– Na qenke bërë edhe diplomat, mo Miti?!
Dhe të dy u zgjodhëm deputetë. Rrinim së bashku nga fundi i sallës. Kaluan 6 muaj. Berti si në gjemba më fton për kafe.
– Më more në qafë. Në skenë luaj çdo rol. Prefekt. Yzmeqar. Aga. Partizan. Ballist. Rolin e deputetit nuk e honeps dot. Bëj të flas, më mbetet fjala në grykë. Shiko aktorët që kemi në parlament. Ai me baluke është nga Korça. Ka qenë spiun. Shiko këtë burrin karshi. Ka qenë diplomat dhe gjykatës në kohën e Enverit. Sot ka vënë në grykë të topit këdo që i del përpara. Shiko këtë ministrin. Thonë se nuk ka ku fut paratë, që ia vjedh miletit… Po më zihet fryma…
Dua të iki një orë e më parë, por më kanë zënë kokën me derë njerëzit e thjeshtë që më dhanë votën. Për një gjë jam i sigurtë. Nuk do të gjendet regjizor të më mbushi kaptinën të bëhem përsëri deputet…
Dhe e mbajti fjalën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38