Flash News

E-TJERA

Roma shkarkon Jose Mourinho-n

Roma shkarkon Jose Mourinho-n

Roma ka ndarë rrugët me trajnerin Jose Mourinho duke vendosur shkarkimin e tij bashkë me stafin. Lajmi është konfirmuar nga skuadra italiane.

“AS Roma mund të konfirmojë se Jose Mourinho dhe stafi i tij trajner do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Shkarkimi i Mourinho-s erdhi menjëherë pas humbjes kundër Milanit në Serie A.

Prej kohësh flitej që mes Mourinho-s dhe drejtuesve të klubit kishte një krisje të madhe, kjo jo vetëm për rezultatet e këtij sezoni, por dhe për deklaratat e tij, shpesh kundër klubit, ku ankohej për një merkato jo efikase dhe se nuk ka pasur mbështetjen e duhur.

Të fundit