Flash News

E-TJERA

Rrahmani protagonist, Napoli fiton dhe qëndron në zonën "Champions"

Rrahmani protagonist, Napoli fiton dhe qëndron në zonën

Napoli ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 në transfertë përballë Fiorentinës për javën e  37-të të Serisë A. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa të dy golat erdhën në fraksionin e dytë të lojës.

Protagonist te goli i parë, i skuadrës së Gatuzos,  ishte mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili fitoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Insinje në minutën e 56-të. Goli i dytë u shënua Zielinski në minutën e 67-të. Titullar për Napolin luajti dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili bëri një paraqitje pozitive.

Pas kësaj fitoreje, Napoli merr tre pikë të arta për të qendruar në zonën që të çon në Ligën e Kampionëve. Aktualisht Napoli është në kuaotën e 76 pikëve dhe jashtë Championist aktualisht është Juventusit. Gjithsesi është edhe një javë për tu luajtur, me Napolin që pret në shtëpi Veronën.

Të fundit