Flash News

E-TJERA

Rrahu mbesën, arrestohet i riu në Gjirokastër

Rrahu mbesën, arrestohet i riu në Gjirokastër

Një 34-vjeçar është arrestuar për ushtrimin e dhunës fizike ndaj mbesës së tij në Gjirokastër. Mbesa, pas dhunës së ushtruar, ka kërkuar dhe ka marrë një urdhër mbrojtjeje.

Sipas njoftimit të Policisë së Gjirokastrës, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së tij, duke e detyruar atë të kërkojë mbrojtje ligjore.

Pas arrestimit, materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Gjirokastrës për të vijuar me veprimet e mëtejshme ligjore.

 

Të fundit