Flash News

E-TJERA

Rrëfehet bashkëshortja e Ismail Kadaresë: Ka kohë që nuk e presim më çmimin Nobel

Rrëfehet bashkëshortja e Ismail Kadaresë: Ka kohë që

Helena Kadare, gruaja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është shprehur se ka kohë që nuk e presin më çmimin Nobel.

 “Ka tre vite që nuk e presim më Nobelin, sepse për 30 vite, kudo që ishim na merrnin gazetarët nga e gjithë bota dhe na pyesnin, ku do të jetë zoti Kadare, në orën 13:00, sepse kjo ishte ora kur jepej çmimi. Vinin gazetarët edhe në Tiranë kur ishim, por kryesisht në Paris vinin dhe prisnin ose telefonin nga e gjithë bota.

Bëhej ky ritual dhe në orën 13:00 telefoni pushonte, sepse merrej vesh kush ishte. Ka tre vite që sinqerisht nuk e presim. Për mua dhe shumë dashamirës të Ismailit, mendojmë se duhej ta merrte prej kohësh. Nuk e ka marrë. Por nuk është ndonjë kujë. Do të ishte shumë mirë për vendin tonë”, tha ajo.

E pyetur se si përballohen lajmet në media, dhe raportimet për të, qoftë edhe lajme që dalin mbi dhe për diktaturën, ajo tregoi ritet e tij të kahershme si për të mënjanuar shkrimtarin nga ndodhitë e zakonshme. “Ismaili punonte në shtëpi, ishte në profesion të lirë.

Unë para se të shkoja në shtëpinë botuese, i ndizja një zjarr në oxhak dhe kur ulej atje thoshte ‘jam njeriu më i lumtur në botë’. Shkruante dy orë në ditë gjithmonë, kur them dy orë, ai shkruante çdo ditë, edhe më 1 janar, ai shkruante, qoftë edhe 2 faqe.

Ishte i sëmurë nëse nuk shkruante të paktën dy faqe. Punonte ngadalë dhe për dy faqe që do të shkruante kishte 20 faqe shënime. Unë si redaktore që isha, vija dhe i thosha, çfarë ke bërë, bobobo, i thosha që kjo ose ajo nuk thuhej.

Ai më thoshte shih nëse të pëlqejnë, mos më thuaj a bëhet a nuk bëhet, duhet apo nuk duhet. Ai vetë ishte i lumtur, ndërsa unë dija dhe shihja çfarë thuhej jashtë”, tregoi Helena.

Të fundit