Flash News

E-TJERA

Rregullorja e re/ Test droge edhe për agjentët e AMP-së

Rregullorja e re/ Test droge edhe për agjentët e AMP-së

Qeveria ka miratuar një rregullore të re për funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Bazuar në rregulloren e re, agjentët e AMP-së do t’i nënshtrohen testit të drogës. Rregulli nënvizon se ai që refuzon ta bëjë testin përjashtohet automatikisht nga puna.

“Punonjësi është përgjegjës për përdorim të lëndëve narkotike nëse: mban lëndë narkotike të mënyrë të jashtëligjshme, përdor lëndë  narkotike, apo refuzon t’i nënshtrohet testit të drogës”, thuhet në rregullore.

Sipas rregullores, stafit i kërkohet të ketë kujdes edhe nga rrjetet sociale mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë së Mbikëqyrjes, pa miratimin e drejtorit të Përgjithshëm.

“Punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë. Punonjësit që autorizohen për paraqitjen në median vizive, duhet të jenë me veshje zyrtare”,  thuhet në rregullore.

 

 

Të fundit