Flash News

E-TJERA

Rrëmbimi i Jan Prengës, shtyhet seanca në GJKKO për Dritan Rexhepin

Rrëmbimi i Jan Prengës, shtyhet seanca në GJKKO për Dritan

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën gjyqësore në ngarkim të Dritan Rexhepit i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës.

GJKKO tha se me anë të një letre do t’i drejtohen autoriteteve turke për t’i kërkuar njoftimin e Rexhepit për gjyqin që do të zhvillohet në Turqi.

Për sa kohë që “baroni i kokainës” është i arrestuar, procesi nuk mund të vijojë pa e njoftuar zyrtarisht.

Procesi ndaj tij në vendin tonë ka nisur prej disa muajsh. Më herët është dënuar me burg përjetë Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden Resort ku u mbajt peng Jan Prenga si dhe me tre vite burg menaxheri i resortit Olsi Turja.

 

Të fundit