Flash News

E-TJERA

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve bllokon aksin Librazhd - Qafë-Thanë

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve bllokon aksin Librazhd -

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve ka bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.

Siç njofton policia dhe sipas fotove të publikuara, të dyja drejtimet e rrugës janë të pamundura për t'u kaluar.

Si pasojë, Policia e Elbasanit apelon për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të ri për hapjen e aksit.

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve bllokon aksin Librazhd -

"Librazhd Në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali, qarkullimi i automjeteve është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në këtë zonë dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të  mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të aksit rrugor me qëllim fillimin e lëvizjes së automjeteve. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë  për hapjen e rrugës", njofton policia. 

Të fundit