Flash News

E-TJERA

Rrëshqitja e dheut në aksin Vlorë- Rradhimë, kur do të përfundojnë punimet

Rrëshqitja e dheut në aksin Vlorë- Rradhimë, kur do të

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku këtë premte ka inspektuar punimet në rehabilitimin e rrugës Vlorë-Rradhimë, pas dëmtimeve që ka pësuar pak muaj më parë nga rrëshqitja e dheut.

Ajo tha se do hapet në mënyrë provizore "by pass-i" i Vlorës, për të shmangur trafikun e rënduar në këtë aks.

"Për shkak të gjithë problematikës që është krijuar ne kemi bërë edhe kallëzime në prokurori për të marrë të gjithë masat e duhura. ARRSH ka nisur menjëherë me një procedurë emergjente për të bërë të gjithë riparimin e kësaj rruge, por duhet thënë që këto janë pasoja të dëmshme si për trafikun si për ekonominë. Ne kemi një plan për të hapur në mënyre provizore by pass-in e Vlorës, pra trafiku do të procedohet nga ai aks dhe këtu do të mbetet vetëm për trafikun e brendshëm për vizitorët për në Rradhimë apo Orikum. Ne në 30 ditë duam ta mbyllim këtë ndërhyrje për ta bërë të aksesueshme për qytetarët" tha Balluku.

Punimet në këtë aks do të përfundojnë brenda muajit qershor, për të bërë të mundur qarkullimin normal të automjeteve gjatë këtij sezoni turistik.

Të fundit