Flash News

E-TJERA

Rrëshqitje dherash/ Bllokohet aksi rrugor Burrel - Tiranë, automjetet mbeten në trafik (video)


Rrëshqitje dherash/ Bllokohet aksi rrugor Burrel - Tiranë, automjetet
Pamje nga vendngjarja

Moti i keq ka sjellë bllokimin e aksit Burrel-Tiranë. Në afërsi të urës së Ulzës ka pasur rrëshqitje të dherave, çka e ka bërë të pamundur kalimin në këtë rrugë.

Lëvizja e automjeteve në të dy anët e rrugës është bllokuar për rreth 1 orë. Një automjet rrezikoi të dalë nga rruga pasi u fut pa u pastruar aksi.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë për të monitoruar trafikun e krijuar.

Mjetet e firmës mirëmbajtëse po mundohen të mbajnë qarkullimin hapur por ka qenë e pamundur.

 

 

 

 

Të fundit