Flash News

E-TJERA

Rrëshqitje dherash dhe inertesh, pengohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Rrëshqitje dherash dhe inertesh, pengohet qarkullimi në Rrugën e

Reshje të shumta shiu ka pasur në të gjithë territorin e Qarkut Dibër. Si pasojë e reshjeve ka pasur rrëshqitje dherash dhe inertesh në disa rrugë. Një rrëshqitje që ka vijuar nga nata e mbrëmshme ka penguar qarkullimin në Rrugën e Arbrit.

Rrëshqitja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shkallë në Njësinë Administrative Xibër.

Si pasojë e ngopjes me ujë një sipërfaqe e konsiderueshme e një shpati mali ka rrëshkitur duke penguar njërën korsi të Rrugës së Arbrit.

Mjetet po punojnë për ta pastruar por është e pamundur mbajtja e saj pasi vijon rrëshqitja e baltës. Qarkullimi ka vijuar, në një sens në këtë segment.

Të fundit