Flash News

E-TJERA

Rrëshqitje dherash gjatë natës, bllokohet sërish aksi Qukës–Qafë Plloçë

Rrëshqitje dherash gjatë natës, bllokohet sërish aksi

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish gjatë natë,  si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, punimet jashtë standarteve, të kombinuara me reshjet e fundit kanë sjellë destabilizim të terrenit, duke shkaktuar probleme të përsëritura në këtë segment rrugor.

Ky aks prej kohësh konsiderohet problematik dhe shpesh është bërë burim rreziku për drejtuesit e automjeteve.

Për pasojë, qarkullimi i mjeteve është ndërprerë plotësisht, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në një njoftim të dytë nga autoritetet.

Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.  

Të fundit