Flash News

E-TJERA

Rrëshqitje dherash, humb jetën në punë shqiptari në Greqi

Rrëshqitje dherash, humb jetën në punë shqiptari në

Një shqiptar ka humbur jetën sot në zonën e Salmenikos të Egjialisë.

Mediat greke raportojnë se 50-vjeçari është mbytur nga balta pas një rrëshqitje dheu, ndërsa punonte si emigrant me dokumente pune të ligjshme në një kompani që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.

Sipas raportimeve, 50-vjeçari ishte pranë një grope të gërmuar, në të cilën ai zbriti për të marrë disa mjete,por kur ndodhej brenda, ka ndodhur rrëshqitja e dheut, çka ka shkaktuar më pas edhe vdekjen tragjike.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike.

Të fundit