Flash News

E-TJERA

Rrëshqitje dherash pranë tunelit të Murrizit, bllokohet sërish rruga e Arbrit

Rrëshqitje dherash pranë tunelit të Murrizit, bllokohet

Bllokohet sërish rruga e Arbrit. Mëngjesin e sotëm ka pasur rrëshqitje dheu në afërsi të tunelit të Murrizit.

Si pasojë qarkullimi është pezulluar dhe shumë mjete janë në pritje prej disa orësh.

Masivi i dheut ka rrëshqitur në të njëjtin vend, ku është shembur edhe në pranverë.

Ky aks ka shfaqur thuajse gjithmonë probleme kur vendi përfshihet nga moti keq.

Kujtojmë që edhe pse nuk kishte përfunduar plotësisht, rruga e Arbrit u inagurua vjet për festat e nëntorit.

Të fundit