Flash News

E-TJERA

Rreth 200 milionë të infektuar me Covid-19 në gjithë botën dhe 4.2 mln viktima

Rreth 200 milionë të infektuar me Covid-19 në gjithë

Që prej shpërthimit të pandemisë e deri në këto momente (1 gusht 2021), numri i të infektuarve me Covid-19 ka kaluar 198 milionë të infektuar në gjithë botën.

Në të dhënat reale të "Worldmeter"- të cilat përditësohen nga momenti në moment sipas raportimeve të shteteve gjatë gjithë ditës, shohim se deri tani janë infektuar 198,879,142 persona me Covid-19, teksa numri i rasteve aktive është 15,119,189.

Ndërkohë mbi 4.2 milionë persona kanë humbur jetën në betejën me Covid-19. Deri sot, kjo shifër ka shkuar në 4,046,549 të jetëve të humbura nga virusi Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Vetëm sot, janë shënuar 371,584 raste të reja me koronavirus në të gjithë botën.

Ndërsa në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2568 testime nga të cilat 40 persona kanë rezultuar pozitivë dhe asnjë jetë e humbur.

Rreth 200 milionë të infektuar me Covid-19 në gjithë

Të fundit