Flash News

E-TJERA

Rreth 500 milionë të infektuar me Covid-19 në gjithë botën

Rreth 500 milionë të infektuar me Covid-19 në gjithë

Thuajse në gjithë botën po shtohen në mënyrë shqetësuese rastet e infektimeve me Covid-19 dhe që nga dita e parë e shpërthimit dhe deri sot (20 mars 2022) numri i të infektuarve ka kaluar 470 milionë, teksa rastet aktive për momentin janë mbi 44 milionë.

Konkretisht, deri tani janë infektuar 470,429,080 persona dhe kanë vdekur 6,099,541 pacientë me Covid-19. Aktualisht janë 63,375,826 raste aktive dhe 407,053,254 raste të tjera janë mbyllur.

Të gjitha këto të dhëna janë që nga rasti i parë e deri sot. Vetëm sot, janë shënuar 786,493 raste të reja me koronavirus në të gjithë botën.

Ndërsa në vendin tonë, në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar janë shënuar 48 raste të reja dhe asnjë pacient nuk kanë humbur jetën por 6 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë.

Të fundit