Flash News

E-TJERA

Rriten më tej temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rriten më tej temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë në vendin tonë mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku gjatë paradites do të kemi dominim të kthjellimeve.

Gjatë pasdites pritet të ketë kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

 

Të fundit